Admiruesit e moderatorit të famshëm, Jeremy Clarkson, para ndërtesës së medias të televizionit britanik “BBC”, kanë ardhur me tank për të dorëzuar një peticion.
Peticionin, të cilin e dërgoi një nga drejtuesit e automjeteve testuese në Top Gear, kishte gati një milion nënshkrime, të cilat u mblodhën brenda një jave, transmeton telegrafi.
Policia në Londër nuk mund të bënte asgjë përveç se të paralajmëroi njerëzit që të kenë kujdes nga automjeti i blinduar, i cili gjendej në rrugët e qytetit.
Prezantuesi i famshëm britanik u pezullua pasi dyshohet se e goditi prodhuesin emisionit Oisin Tymon. Besohet se incidenti ndodhi sepse Timon nuk i solli darkën Clarksonit pas regjistrimit të emisionit.
Sidoqoftë, vendimi përfundimtar në lidhje me incidentin, do të sillet javën e ardhshme.
Kujtojmë se emisioni për automobila ka mbi 350 milionë shikues anembanë botës, ndërsa transmetohet në 25shtete./Telegrafi/