Suso, autori i dy golave të Milanit ndaj Interit, para ndeshjes ka thënë se në rast shënojë dy herë në këtë takim do të kthehet në këmbë në shtëpi.
Rreth kësaj teme është pyetur edhe trajneri i Rossonerëve, Vincenzo Montella, dhe përgjigjja e italianit ishte fantastike edhe në shaka.
“Suso këtë javë tha se do të kthehej në këmbë në shtëpi në rast se shënon dy golësh në derbi, a do e bëj? Ka punuar shumë sonte, kështu që ne do ta lejojmë atë të vozisë autobusin e skuadrës”, ka thënë Montella.
Rreth kësaj është pyetur edhe Suso, i cili ka thënë se do të mbante premtimin në rast të fitores.
Lexo më shumë: Ja sa kilomterta ka nga San Siro te shtëpia e Susos dhe sa orë këmbë i duheshin atij për të mbërritur (Foto)
Pas këtij barazimi Milani vazhdon në vendin e tretë me 26 pikë, kurse Interi ngjitet në të nëntin me 18 pikë. /Telegrafi/