Site icon Telegrafi

Kthehet në pikën zero dueli mes Usyk dhe Furyt

Kampi i Oleksandr Usyk ka hedhur dyshime për datën e 29 prillit për përballjen e padiskutueshme në peshën e rëndë me Tyson Furyn.

Në fillim të kësaj jave, Gypsy King këmbënguli se meçi në Wembley ishte përfundimisht në realizim dhe se ai do ndalonte përdorimin e rrjeteve sociale, pasi do përgatitej për luftën.

Por, menaxheri dhe këshilltari i ukrainasit – Egis Klimas ka lëshuar një deklaratë të prerë për skuadrën e Furyt dhe se nëse lufta nuk ndodh, Usyk do të përqendrohet në një mbrojtje të detyrueshme të titullit të tij në WBA kundër Daniel Dubois.

Lexo po ashtu Tyson Fury publikon videon që të gjithë e prisnin mes dilemave për duelin me Usyk

Klimas i tha SNAC: “Nëse kjo luftë do të ndodhë, vetëm më 29 prill. Ose thjesht do të anulohet, dhe ne do të shkojmë me detyrimin për titullin WBA”.

Ky koment duket se kundërshton pretendimin e fundit të Furyt se lufta ishte përfundimisht aktive.

Përplasja mes të dyja boksierëve ka qenë intensive gjatë muajve të fundit, me një duel të propozuar në Lindjen e Mesme, e cila u anulua në favor të një meçi të fuqishëm në stadiumin Wembley.

Lexo po ashtu Ora, vendi, data dhe fitimet e ndara për duelin mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk

Ekipi i Usyk beson se duhet të marrë kushte më të favorshme për shkak të titujve në posedim WBO, WBA, IBF dhe IBO.

Por Fury – i cili promovohet nga Queensbury Promotions dhe Top Rank në ShBA – dhe ekipi i tij besojnë se aftësia e tij për të kapur një audiencë do të thotë se ai meriton një ndarje më të madhe të parave. /Telegrafi/

Exit mobile version