Site icon Telegrafi

Kthehen mbrapa migrantët që kaluan ilegalisht kufirin maqedono-grek

Agjencia e lajmeve ”META” njofton se migrantët të cilët dje arritën që të futen ilegalisht në territorin e Maqedonisë në fshatin Moin, janë kthyer sërish në Greqi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Burime nga MPB për këtë agjenci kanë njoftuar se rreth 1500 migrantë tashmë janë kthyer, kurse grupi i dytë prej 600 deri 700 migrantëve janë hasur dhe janë penguar që të futen në territorin e Maqedonisë.

Edhe gazetarët e ndaluar, të cilët raportonin për këto zhvillime, janë liruar, pas pagesës së gjobës prej 250 euro.

Forcat e shtuara të sigurisë të përbëra nga njësi policore dhe ushtarake të Maqedonisë vazhdojnë që të jenë në gjendje gadishmërie në rast të ndonjë tentimi tjetër të migrantëve për të kaluar ilegalisht kufirin maqedono-grek./Telegrafi/

Exit mobile version