Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) deri më sot ka pranuar 1300 aplikime elektronike për regjistrimin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet e ardhshme parlamentare (8 maj) dhe presidenciale (24 prill).
Sipas të dhënave nga ueb-faqja e KSHZ-së, nga numri i përgjithshëm i aplikacioneve, deri më tani janë pranuar 917 aplikacione, janë refuzuar 138, ndërsa në proces të shqyrtimit janë 245 aplikacione.
Sipas Rregullores së KSHZ-së, dorëzimi i kërkesave për votim në zgjedhje është deri më 18 mars.
Është duke u zhvilluar edhe inspektimi i Listës Zgjedhore, të cilin qytetarët mund ta bëjnë në drejtoritë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së dhe në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Komisionit. Por, deri më 19 mars, listat e kandidatëve të kandidatëve për president duhet të dorëzohen në KSHZ. Shtatë kandidatë mblodhën nënshkrime për të kandiduar.