Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka deklaruar se vendimi i ENQA-s është brengosës por jo befasues.
Sipas tyre ky vendim është i drejtë dhe reflekton problemet strukturore të AKA dhe trashëgiminë e lënë pas ndërhyrjeve të vazhdueshme politike në punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
“Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) vazhdimisht ka bërë publike shqetësimet rreth politizimit të procesit të akreditimit dhe cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës. KShC thekson se akreditimi nuk është proces politik por profesional dhe i bazuar në standarde evropiane të cilësisë (ESG), sipas zonës evropiane të arsimit të lartë (EHEA).
Të gjeturat e ENQA-s janë plotësisht korrekte dhe pasqyrojnëndikimet e jashtme dhe të brendshme me të cilat përballet AKA tash e disa vite. Është brengosëse që AKA-s vazhdimisht është përballur me mungesë të mbështetjes, mungesë të burimeve njerëzore, pavarësi tëcunguar, që ka pamundësuar fuqizimin dhellogaridhënien e AKA-s.
KShC që në fillim të marrjes së mandatit, mësaktësisht në prill të vitit 2018 deri më sot, ka vërejturtëgjitha të gjeturat e ENQA-s dhe aktualisht është duke i adresuar. Në këtë rrugëtim vendimmarrësit nuk kanë ofruar mbështetjedomethënës, siç janë ndërhyrjet politike në akreditim, mungesa e drejtorit/es së AKA-s, ndryshime të shpeshta nëUdhëzimin Administrativ për Akreditim si dhe interpretime ligjore kontratidktore nga instuticionet përkatëse. Theksojmë se procesi i akreditimit do të vazhdojë normalisht konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në komunikatën për media.
KShC ka theksuar se janë të shqetësuar se vendimi i ENQA-s largon Kosovën nga komuniteti i zonës evropiane të arsimit të lartë dhe vështirëson barasvlerësimin e diplomave të marra nga institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës në Evropë dhe gjetiu.
“Ftojmë të gjithë hisedarët të bashkohen për arritjen e një konsensusi mbarë-kombëtar për përmirësimin e gjendjes dhe adresimet e të gjitha të gjeturave të ENQA-s dhe vendimit të marrë. Kështu mbesim me shpresë qëdo të realizojmë vizionin për një shoqëri me arsim cilësor sipas standardeve evropiane dhe në mbështetje të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik në Kosovë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/