Site icon Telegrafi

Ksenija Bozhoviq: Jam skeptike se vrasësi i Ivanoviqit do të gjendet ndonjëherë

Nënkryetarja e Iniciativës Qytetare “Sloboda, Demokratija, Pravda’ (SDP), Ksenija Bozhoviq, ka deklaruar për Telegrafin se është skeptike që do të gjendet autori i vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Bozhoviq tha se hetimet rreth kësaj vrasje që nga fillimi kanë shkuar keq

“Do të dëshironim të gjendej autori apo autorët  e vrasjes, ndonëse nuk shpresoj. Jam skeptike se vrasësi do të gjendet ndonjëherë”, ka thënë Bozhoviq.

Lexo po ashtu Policia siguron informacione të reja rreth veturës që u përdor në vrasjen e Ivanoviqit

“Kanë kaluar më shumë se 20 minuta, ndërsa vendi ku është ekzekutuar Oliveri nuk ka qenë i siguruar nga Policia. Në fakt, nuk ka pasur hetues fare, ndërkohë  që qytetarë të shumtë kanë frekuentuar vendin ku është kryer krimi duke fotografuar dhe ngjashëm. Andaj, kam qenë e zhgënjyer tej mase sepse fillimi i hetimit nuk më ka pëlqyer dhe më duket se është bërë shkel e shko”, theksoi Bozhoviq.

Lexo po ashtu Vrasja e Ivanoviqit, Serbia merr raportin e autopsisë (Video)

Ajo tha se edhe pas tre javësh të hetimeve të zhvilluara nga organet përgjegjëse, akoma nuk ka as edhe një informatë të vetme që ndërlidhet me kryesit e këtij akti kriminal.

Ndryshe, Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018 në një atentat të organizuar para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Organet e hetuesisë së Kosovës kanë deklaruar se janë duke mbledhur fakte edhe kanë siguruar të gjitha materialet në vendin e ngjarjes si dhe kanë marrë pamjet e kamerave në afërsi të vendit të ngjarjes. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version