Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) ka konfirmuar se është duke u zhvilluar një proces për evakuimin e civilëve nga Mariupol.
“ICRC konfirmon se një operacion kalimi i sigurt është duke vazhduar, në koordinim me OKB-në dhe palët në konflikt”, tha një zëdhënës.
“Grupi i automjeteve pë evakuimin e civilëve filloi më 29 prill, përshkroi 239 kilometra dhe arriti në fabrikën në Mariupol të shtunën në mëngjes”,
Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar gjithashtu se një operacion për evakuimin e civilëve nga qyteti port jugor i Mariupolit është duke u zhvilluar.
Më herët Rusia tha se grupe prej 25 dhe 21 personash ishin evakuuar nga zona pranë fabrikës së çelikut Azovstal, pjesa e fundit e mbetur e qytetit nën kontrollin e trupave ukrainase.
Ushtarët ukrainas kanë thënë se 20 persona u larguan nga fabrika e çelikut dje.
Zyrtarët ukrainas thonë se aty rreth 1,000 civilë dhe më shumë se 500 ushtarë të plagosur janë bllokuar në kompleksin industrial. /Telegrafi/