Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se nuk ishte në gjendje të arrinte në portin e Detit të Zi dhe do të përpiqet përsëri të evakuojë civilët të shtunën.
“Një ekip i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) që ishte duke shkuar për në Mariupol për të lehtësuar kalimin e sigurt të civilëve duhej të kthehej në Zaporizhia pasi marrëveshjet dhe kushtet e bënë të pamundur vazhdimin”.
“Që operacioni të ketë sukses, është kritike që palët të respektojnë marrëveshjet dhe të ofrojnë kushtet e nevojshme dhe garancitë e sigurisë”, thuhet në deklaratë.
“Nëse dhe kur të ndodhë operacioni i kalimit të sigurt, roli i KNKK-së si një ndërmjetës neutral do të ishte të shoqëronte kolonën nga Mariupol në një qytet tjetër në Ukrainë”, njoftoi KNKK.
Kuptohet se 170 mijë njerëz mbeten të bllokuar në Mariupol, e cila është përballur me agresionin rus në Ukrainë ndërsa konflikti vazhdon. /Telegrafi/
Today, our team tried to facilitate a safe passage out of #Mariupol.
But had to return to Zaporizhzhia after conditions made it impossible to proceed.
We will try again tomorrow.
It’s critical the parties respect agreements and provide the necessary security guarantees.
— ICRC Ukraine (@ICRC_ua) April 1, 2022