Site icon Telegrafi

Kryqi i Kuq bjellorus shkakton zemërim: Ne sollëm fëmijë ukrainas në Bjellorusi dhe nuk do të ndalemi

Kryqi i Kuq bjellorus ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar pasi organizata thuhet se është e përfshirë në mënyrë aktive në sjelljen e fëmijëve ukrainas në vend, deklaroi shefi i organizatës humanitare.

Dzmitry Shautsou deklaroi për televizionin shtetëror bjellorus se organizata ka ndihmuar në sjelljen e të rinjve nga zonat e pushtuara ruse për “përmirësimin e shëndetit të tyre”.

“Kryqi i Kuq i Bjellorusisë ka marrë – dhe po merr dhe do të marrë – pjesë aktive në të”, tha ai, raporton skynews.

Si Ukraina ashtu edhe opozita bjelloruse e kanë dënuar transferimin si deportime të paligjshme.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i kërkoi Gjykatës Penale Ndërkombëtare të lëshojë një urdhër arresti për Shautsoun, duke thënë se ka pranuar publikisht një krim.

Ndryshe, autoritetet ukrainase kanë deklaruar se shteti rus ka rrëmbyer shumë fëmijë dhe i ka transferuar në vendin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version