Telegrafi

Kryeziu: Vetëm Qeveria Kurti mund të përfundoj procesin e liberalizimit të vizave

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kryeziu, ka thënë se Kosova po lë pas 7 vite izolim dhe premtimesh të politikanëve të papërgjegjshëm.

Kryeziu në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se e drejta e lëvizjes së lirë tek familjarë dhe miq tonë në vendet e Bashkimit Evropian nuk është luks por është domosdoshmëri.

Sipas tij vetëm qeveria Kurti, mund të përfundoj procesin e liberalizimit të vizave.

Postimi i plotë i Kryeziut:

E drejta e lëvizjes së lirë tek familjarë dhe miq tonë në vendet e Bashkimit Evropian nuk është luks. Është domosdoshmëri.

Janë bërë 7 vite kur ka nisur procesi i liberalizimit të vizave. Na është thënë se do të kryhet për 15 muaj, për një vit, për dy vite. Por kaluan 7 vite. Brenda 7 viteve një i ri i Kosovës përfundon shkollën e mesme dhe fakultetin.

7 vite nuk janë pak. Pas neve po lojm 7 vite izolim dhe premtimesh koti të politikanëve të papërgjegjshëm.

Por tani, #erdhidita.

Me 6 tetor, kërkoj votën tuaj për të ju bashkangjitur festës së fitores të Lëvizjes Vetëvendosje. Vetëm Qeveria Kurti, mund të përfundoj procesin e liberalizimit të vizave, duke çliruar sistemin e drejtësisë nga ndikimi politik, dhe duke nisur procesin e vetingut.

Me Albinin përpara na priftë e mbara.

#QeveriaKurti
#voto126
#voto14