Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Taulant Kryeziu ka thënë se subjekti të cilit ai i takon në këto zgjedhje ofron vizionin dhe programin e vetëm i cili sipas tij do të siguroj kthimin e dinjitetit, shpresës dhe besimit në të ardhmen e rinisë tonë.
Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu ka thënë se Kosova duhet të ketë edhe sistem të pavarur të drejtësisë.
Postimi i plotë:
VETËM VETËVENDOSJA SIGURON AVANCIMIN E AGJENDËS INTEGRUESE
Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje ofron vizionin dhe programin e vetëm i cili do të siguroj kthimin e dinjitetit, shpresës dhe besimit në të ardhmen e rinisë tonë.
Në fushën e integrimit, gjatë mandatit të Qeverisë Kurti sundimi i ligjit do jetë kryefjala e këtij procesi. Kosova duhet të këtë sistem të drejtësisë të pavarur me njerëz me integritet dhe profesional, gjë që do të sigurojë liberalizimin e vizave dhe do të krijoj mjedis të favorshëm diplomatik për aplikimin për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE
#erdhidita
#QeveriaKurti
#voto126
#voto14 ./Telegrafi/