Taulant Kryeziu nga Lëvizje Vetëvendosje thotë se zhvillimet e dy ditëve të fundit flasin për veprime antikushtetuese për tentimin e marrjes së pushtetit.
Kryeziu thotë se kjo që ka ndodhur dje dhe sot është tendencë për të marrë pushtetin jashtë rrugëve juridiko-kushtetuese.
“Është tendencë po ashtu për të marrë pushtetin në kundërshtim të plotë me vullnetin e sovranit dhe në kundërshtim me legjitimitetin që gëzon qeveria e kryeministrit Kurti”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Zyrtari i Vetëvendosjes thotë se do të presin hapat e ardhshëm që do të ndërmerr presidenti për të vepruar.
“Ne nuk e kemi refuzuar mandatarin për kryeministër Presidentit”.
Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane thotë se po shkohet drejt një rruge që s’ka mbështetje të popullit e as mbështetje në Kushtetutë për formimin e qeverisë.
Kryeziu thotë e Presidenti në raundin e parë nuk ka asnjë diskrecion t’iu drejtohet subjekteve tjera politike pasi sipas tij ai është dashur të kontaktojë vetëm me Vetëvendosjen.
“Gjykata Kushtetuese e ka shënuar që mandatari i takon vetëm partisë së parë”, tha mes tjerash Taulant Kryeziu./Telegrafi/