Site icon Telegrafi

“Kryevepra” e inxhinierisë ukrainase, makineria që pastron fushat e minuara – synojnë të futen më thellë në territorin e Rusisë

Ushtria ukrainase ka postuar një video që shfaq “kryeveprën” e inxhinierisë ukrainase, që kanë krijuar një mjet për pastrimin e fushave të minuara dhe barrierave të betonit për gjatë kufirit në rajonin rus Kursk.

Ishin inxhinierët nga Brigada e 49-të që asistuan trupat e tyre në pastrimin e terrenit nga minat – që do t’ua lehtësonte punën në realizimin e inkursionit në Rusi, transmeton Telegrafi.

“Brigada e 49-të arrin për herë të dytë brenda muajit të futet në territorin rus”, thuhet në njoftimin e kësaj brigade.

Ukrainasit me këtë veprim kanë rregulluar terrenin për këmbësorinë që të futet në Kursk – me qëllim që të avancojnë më thellë brenda territorit të Rusisë.

Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po qëndron për vizitë në SHBA – ku pritet të prezantojë planin e fitores tek presidenti amerikan Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris. /Telegrafi/

Exit mobile version