Site icon Telegrafi

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve së SHBA-së takohet me Zelensky-n në Kiev

Kryetarja e Dhomës së Përfaqëuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, ka bërë një vizitë të papritur në Kiev dhe ka takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në një postim në Twitter bashkangjitur një videoje që tregon Pelosin në rrugët e kryeqytetit ukrainas, presidenti Zelensky tha se “SHBA-ja është lider në mbështetje të fortë për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus”.

“Faleminderit që ndihmuat në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë!”.

Në anën tjetër, Pelosi falënderoi Zelensky-n për luftën e tyre për liri. “Lufta e juaj është një luftë për të gjithë”, u shpreh ajo.

Pelosi u shoqërua nga kolegu i tij i lartë demokrat, Adam Schiff, dhe nga tre kongresmenë të tjerë.

Një vizitë në Kiev nga sekretari i shtetit amerikan, Antony Blinken dhe sekretari i mbrojtjes Lloyd Austin, fundjavën e kaluar, u konfirmua zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë vetëm pasi ata ishin larguar nga vendi. /Telegrafi/

Exit mobile version