Gati 300 njerëz u varrosën “në varre masive” në Bucha, një qytet në veriperëndim të Kievit, të cilin ushtarët ukrainas e kanë rimarrë nga forcat ruse, tha kryebashkiaku, Anatoly Fedoruk.
“Ne kemi varrosur tashmë 280 njerëz në varrezat masive në Bucha,” sepse ishte e pamundur të bëhej kjo në tre varreza në komunë, të cilat ishin të gjitha brenda rrezes së zjarrit të ushtarëve rusë, tha Fedoruk për AFP.
Sipas tij, në disa rrugë ka nga 15 deri në 20 kufoma, por nuk dihet sa ka në oborre dhe pas rrethojave të shtëpive, raporton bbc.
“Derisa të mbërrijnë ekspertët e pastrimit të minave, nuk është e këshillueshme që të merren ato trupa”, tha Fedoruk, duke shtuar se të gjitha këto ishin “pasojat e pushtimit rus”.
Më herët sot, gazetarët e AFP raportuan se trupat e të paktën 20 burrave me rroba civile u gjetën në një rrugë në Bucha. /Telegrafi/