Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Gucati ka thënë se shumëkush priste me padurim që të vinte në krye të shtetit “shpëtimtari”, por se sipas tij shpresat e votuesve dhe të atyre që e mbështetin Kurtin u venitën që në ditën e parë të fitores së tij.
“Shteti diktatorial që e ka marrë për model Albin Kurti dhe qeveria e tij, është i pa jetë, sepse qeveritë diktatoriale kanë përfunduar. Ne kemi pritur nga qeveria Kurti, që të hapen vende pune, prospektivë për të ri, të goditet korrupsioni, droga, të përmirësohet jeta sociale, mjekësia të jetë në shërbim të qytetarëve, arsimit ti kthehet kualiteti, e gjëra të tjera për të cilat duhet të kujdeset secili qeveritar”, ka shkruar Gucati.
Gucati ka shtuar se shumë çka kemi pritur nga kjo qeveri, por jo reciprocitet me Serbi, sepse Albini nuk ka qenë i tillë, së paku ashtu e kemi njohur.
Ai e ka quajtur Qeverinë Kurti, qeveri të maskave, e premtimeve fallso, e inateve, e urrejtjes ndaj klasës çlirimtare të cilën e goditën sa ishin në opozitë por edhe kur erdhën në pushtet.
Postimi i plotë:
Shteti i përrallave të qeverisë Kurti
Kemi pritur shumë prej Albin Kurtit dhe qeverisë së tij, madje një pjesë e popullit i kishin të varura shpresat të ai dhe vetem te ai. Shumë kush priste më padurim që të vinte në krye te shtetit “shpetimtari”. Pas shumë përpjekjesh, disa prej tyre edhe shkatrrimtare të shtetit dhe ndërtimit të shtetit, të djegjës së ndërtesës së Qeverisë e deri tek djegja e makinave të qeveritarëve që sot qeverisë më ta, erdhe në pushtet. Shpresat e votuesëve dhe të atyre që të mbështetën u veniten, që ditën e parë të fitorës tënde.
Prite me muaj ta formoje qeverinë, qeverinë e pa shpresë, qeverinë zhgënjimtare, qeverinë e ëndërrave të humbura për shumë kë. Dhe kur erdhe në pushtet nuk u duke si pushtetar, por si foshnje e posalindur. Tërë jetën brohorite më shpresë se kur të vijë në pushtet do të fillojnë ndryshimet e mëdha, se do ta çliroje Kosovën nga elementi i UÇK-së, të cilëve gjithmonë i’u drejtove me; kriminel, e jo, Kryetar, Kryeministër, Kryeparlamentar, deputet etj. Ti që fole gjithmonë për parime, drejtësi e shtet të mirfilltë, secilën ditë pas ardhjes tënde në pushtet, po dukesh më minor, ma i pa fuqishëm, mashtrues, mohues i realitetit, shkatrrues i shtetit që e ndërtuan pararëndësit tu.
E pabesueshme qe ti të bëhësh i tillë, por kjo po ndodhë. Fyerjet, sharjet, kacafytjet, janë edukatë e njerëzve të ndryshëm, por shkatrrimin e Shtetit të Kosovës, të cilin e duam sa jetën, nëpërkëmbjen dhe poshtrimin e tij, nuk ia kemi borgj askujt. Shteti i Kosovës është shtet i lirë, ka nevojë për njerëz të mirë, punëtor e shtetëndertues. Ka nevojë për një unitet mbarëkombëtar të shqiptarëve kudo që janë. Kosova nuk ka nevojë për pushtetar euforik, karrjerist, mburracak, por për njerëz që punojnë natë e ditë për ta ndërtuar, forcuar e jetësuar Shtetin e Kosovës. Shteti diktatorial që e ka marrë për model Albin Kurti dhe qeveria e tij, është i pa jetë, sepse qeveritë diktatoriale kanë përfunduar.
Ne kemi pritur nga qeveria Kurti, që të hapen vende pune, prespektivë për të ri, të goditet korrupcioni, droga, të përmirsohet jeta sociale, mjekësia të jetë në shërbim të qytetarëve, arsimit ti kthehet kualiteti, e gjëra të tjera për të cilat duhet të kujdeset secili qeveritar. Qytetarët janë lodhur me refrenin e njejtë politik që 20 vite, përplasje mes veti, shantazhe, intriga, fyerje, kërcënime, korrupcion, sjellje këto të cilat po e dëmtojnë qytetarin dhe shtetin e Kosovës. Qeveritë e shkuara sa do me të meta që kan qenë, kan bërë diçka për qytetarin e Kosovës. Kurse qeveria Kurti, edhe pse ka folur shumë për qytetarin e Kosovës, e harroj që në fillim atë. Premtimet më të cilat ka ardhur në pushtet dhe u ka premtuar qytetarëve për një jetë më të mirë, u fundosën që në ditët e para të kësaj qeverie.
Luani i dikurshëm i cili i kritikonte skajshmërisht qeveritë e kaluara për bisedat jo konstruktive Kosovë-Serbi dhe i quante të dështuara ato, kur erdhi vet në pushtet, u bë macë, i tejkalojë parashikimet e gjithësecilit, ende pa filluar bisedimet e shtriu qafën duke u bërë urë, për të kaluar gjithë se cili andej pari. Loja e madhe e kësaj qeverie në dëm të Kosovës, po zbërthehet dita ditës, e sa më shumë që kjo lojë po zbërthehet, ditët e qeverisë Kurti po numërohen. Shumë shka kemi pritur nga kjo qeveri, por jo reciprocitet më Serbi, sepse Albini nuk ka qenë i tillë, së pakut ashtu e kemi njohur.
Albini ishte kundër decentralizimit etnik të Kosovës, kundër ndarjes së Kosovës, kundër Planit të Ahtisaarit, kundër dialogut, eksterritorialitetit, enklavizimit, formimit të komunave serbe, ishte për bojkotimin e mallrave të Serbisë, ishte kundër privatizimit pa plan, ishte për integritetin dhe unitetin territorial të Republikës së Kosovës, ai ishte kundër hajnisë, për një qeverisje të ndershme që nisej nga interesat e kombit, shtetit dhe qytetarit, ishte kundër ndarjes së Kosovës dhe në të gjitha fjalimet e tij proklamonte bashkimin Kombëtar. Ishte kundër planit të Ahtisaarit sepse e proklamonte një shtet me pavarësi të plotë dhe të barabartë me shtetet normale. Me ardhjen e tij në pushtet, humbi bashkimi kombëtar, hymni kombëtar, premtimet më të cilat erdhi në pushtet. Nuk e kemi pritur që nga Albini i dikurshëm, i projekteve të mëdha, ta kemi një Albin të nënshtruar para pushtetit si pushtetar e kryeministër.
Nuk është çudi pse ka ndodhur kështu, ai erdhi në pushtet duke e gënjyer popullin, duke e mashtruar dhe duke manipuluar me popull në emër të popullit, për interesa të ngushta të individit, të Albin Kurtit. Qeveria e Kurtit është qeveri e maskave, e premtimeve fallso, e inateve, e urrejtjes ndaj klasës çlirimtare të cilën e goditën sa ishin në opozitë por edhe kur erdhën në pushtet. Është qeveri që dështoj që në fillim, sepse merrej me kotësira. Albin Kurti, kryetrimi i dikurshëm, tash kryeministr i Kosovës, po tregohet frikacak dhe i pa aftë, sjellja dhe pa aftësia e tij po e qonë Kosovën drejt greminës. Kjo është e patolerueshme. Deklarimet e kryeministrit Kurti, të ministrave dhe deputetëve të tij po e dëmtojnë Kosovën skajshmërisht.
Qeveria Kurti e ka kthyer Kosovën në një anarki, në fillesat e një shtet me përmbajtje totalitare. Ky projekt kaq denigrues për Kosovën i Albinit po gjënë përkrahje e zbatin nga klanet e vjetra të pansllavizmit. Kosova po kërcënohet prej qeverisë Kurti. Ai bashkimin e dikurshëm kombëtar që e përdorte për tu fshehur pas tij, e ka shëndërruar në projektin e reciprocitetit mde Serbi. U harrua zbatuëshmeria e marrëveshjeve të deritanishme të Serbisë ndaj Kosovës. U hesht për krimet serbe në Kosovë, u heshtë për të pagjeturit, u heshtë për bashkimin e Mitrovicës, u heshtë për gjetjen e vrasësve të Astrit Deharit, u heshtë për shumë gjëra që Albini ngriti aq shumë pluhur sa nuk shihej asgjë, vetëm terr.
U bëjë thirrje të gjitha instancave shtetërore, kryetarit të Kosovës z.Hashim Thaçi, kryeministrit Kurti, kryetarës së parlamentit, Vjosa Osmani, ministrave dhe deputetëve që të mos bëjnë përqarje dhe ngatrresa në instancat ndërkombëtare kundër miqëve tanë dhe partnerëve ndërkombëtar të Kosovës, sepse kjo është loja e Serbisë, ky është projekt i Serbisë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar për këtë vend, e ka çliruar Kosovën në bashkpunim edhe më SHBA-të, NATO-n dhe partnerët tjerë ndërkombëtar.
Ata që dalin kundër NATO-s, SHBA-ve dhe miqëve tjerë ndërkombëtar, nuk ia dojnë të mirën Kosovës dhe progresit të saj. U bëjë thirrje të gjithë qeveritarëve, kryeministrit Kurti dhe gjithësecilit, mos luani më gjakun e dëshmorëve, mos i keqpërdorni vlerat e lirisë, mos luani më fatin e Kosovës, mos luani me NATO-n e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse fati i Kosovës është i garantuar nga ata që e kanë çliruar, UÇK-ja, SHBA-të, NATO dhe partnerët ndërkombëtar. Kosova është e lirë, bëhuni bashksë dhe ndërtojeni një Kosovë të lirë e të pavarur ose bëhuni gati për zgjedhje të reja. Kosova është e të gjithëve, nuk është plaçkë e askujt. /Telegrafi/