Telegrafi

Kryetari i New Yorkut për pak çaste “ndërroi” profesionin, ia mësyu baterive

Kryetari i New Yorkut, Eric Adams, për pak çaste e “ndryshoi” profesionin duke ia mësyrë baterive.

61-vjeçari u ndal për pak minuta tek një artist që po performonte në rrugët e New Yorkut, shumë pranë një qendre ku kryhen teste për COVID-19, transmeton Telegrafi.

Demokrati shpërndau videon 52-sekondëshe, ku shihet se si e sfidon veten edhe si baterist – duke marrë instruksione nga artisti.

“E di ritmin e këtij qyteti”, ka shkruar Adams në profilin e tij në Twitter.

Ajo çfarë është interesant se pas disa sekondave leksione, duke se ia kishte “marrë dorën” instrumentit, dhe e përcillte mirë ritmin derisa këngëtari po argëtonte kalimtarët e rastit.

Të habitur me veprimin e kryetarit të New Yorkut, kalimtarët e rastit filluan ta duartrokasin dhe ta inkurajojnë që të vazhdojë me këtë ritëm. /Telegrafi/