Kryetari i qytetit Mykolaiv në jug të Ukrainës, pretendon se forcat ruse po tërhiqen në atë që ai e quan tentim për të sulmuar në aeroportin e qytetit.
Oleksandr Senkevych, ka thënë për CNN, se ushtria ruse ka tentuar të sulmojë aeroportin, por se trupat ukrainase luftuan kundër tyre dhe i detyruan të tërhiqen pas – pra 25 kilometra, transmeton Telegrafi.
Në një video të postuar në Telegram, administratori rajonal i Mykolaiv, Vitali Kim, gjithashtu pretendon se trupat ruse janë tërhequr pasi humbën dy tanke në një “betejë tankesh” në aeroport.
Luftime të ashpra shpërthyen në Mykolaiv, e videoja autenticiteti i të cilës është konfirmuar nga CNN, shfaq shpërthimet e shkaktuara nga sulmet ushtarake, dhe re të mëdha tymi përgjatë qyteti ukrainas – pra 250 milje në jug të Kievit.
Senkevych tha se qyteti është ballafaquar nga “sulmet me raketa – që sipas tij mbi 60 sosh ranë në qytet, ku si pasojë u shkatërruan 61 ndërtesa dhe 40 tjerë përfunduan në zona të ndryshme të pashpërthyera”. /Telegrafi/