Telegrafi

Kryetari i Mariupolit vlerëson se 21 mijë civilë janë vrarë në qytetin port në jug të Ukrainës

Sipas kryetarit të Mariupolit, 21 mijë civilë janë vrarë në këtë qytet të rrethuar në Ukrainë nga forcat ruse.

Që nga fillimi i pushtimit, qyteti port në jug të vendit është bombarduar e granatuar – që për objektiv vazhdimisht kishte infrastrukturën civile, transmeton Telegrafi.

Spitali i maternitetit e teatri ku qytetarët ishin strehuar, si dhe ndërtesat kolektive ishin disa prej objekteve që ishin objektiv i ushtrisë ruse.

Lexo po ashtu Ukrainasit pretendojnë se 19.600 ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i luftës

Kryetari i këtij qyteti Vadym Boichenko, ka thënë se është e vështirë të kalkulohet numri i saktë i dëmeve që nga fillimi i luftimeve në rrugët e qytetit.

Në anën tjetër sot është raportuar nga po i njëjti kryetar – pra ai i Mariupolit, se trupat ruse po i mbledhin kufomat e ukrainasve dhe më pas po i djegin që të mos lënë dëshmi se atje janë kryer krime lufte dhe gjenocid. /Telegrafi/