Sipas kryetarit të Mariupolit, 21 mijë civilë janë vrarë në këtë qytet të rrethuar në Ukrainë nga forcat ruse.
Që nga fillimi i pushtimit, qyteti port në jug të vendit është bombarduar e granatuar – që për objektiv vazhdimisht kishte infrastrukturën civile, transmeton Telegrafi.
Spitali i maternitetit e teatri ku qytetarët ishin strehuar, si dhe ndërtesat kolektive ishin disa prej objekteve që ishin objektiv i ushtrisë ruse.
Kryetari i këtij qyteti Vadym Boichenko, ka thënë se është e vështirë të kalkulohet numri i saktë i dëmeve që nga fillimi i luftimeve në rrugët e qytetit.
Në anën tjetër sot është raportuar nga po i njëjti kryetar – pra ai i Mariupolit, se trupat ruse po i mbledhin kufomat e ukrainasve dhe më pas po i djegin që të mos lënë dëshmi se atje janë kryer krime lufte dhe gjenocid. /Telegrafi/