Site icon Telegrafi

Kryetari i Mariupolit: Jeta e 100 mijë civilëve ukrainas është në duart e Putinit

Kryetari i Mariupolit, Vadym Boichenko gjatë një bisede me ekipin e Reuters, ka thënë se jeta e njerëzve të ngujuar në këtë qytet ukrainas – tani është në duart e presidentit rus Vladimir Putin.

Boichenko ka shprehur nervozen për shkak të tempos së evakuimit të civilëve nga Mariupoli, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Ai tha se Rusia po e “rëndon evakuimin” që filloi “në ditët e para të marsit”.

Lexo po ashtu Forcat ruse rrëmbejnë një zyrtar lokal në Kherson

“Kanë kërkuar nga ne të kemi hartën me vendet ku do të fillojë evakuimi dhe ua kemi dhënë. Na kanë pyetur sa autobusë i kemi dhe gjithmonë ua tregonim numrin e saktë. Më pas ata i bënin shkrumb e hi autobusët”, tha Boichenko.

Boichenko theksoi se në Mariupol akoma gjenden 100 mijë civilë, dhe se ushtarët në fabrikën e çelikut Azostal nuk do të dorëzohen për asnjë moment.

“Është e rëndësishme që njerëzit janë akoma atje dhe se jeta e tyre është në duart e vetëm një personi – Vladimir Putinit”, tha për fund kryetari i këtij qyteti ukrainas. /Telegrafi/

Exit mobile version