Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, e ka uruar këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, për çmimin e fituar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘MTV Europe Music Awards’.
Khan është një fans i muzikës së 22-vjeçares. Ai madje ka qenë edhe në koncertet e saja në të kaluarën.
Ndërsa në faqen zyrtare të kryetarit të Londrës në Twitter, ka bërë një postim për ta uruar Duan.
“Qyteti ynë i ka disa prej talentëve më të mëdha të muzikës botërore”.
“Është gjë e bukur të shohësh londinezen Dua Lipa duke e fituar çmimin për Artisten e re më të mirë në MTV EMA”, ka shkruar Khan.
Our city has some of the best music talent in the world. Great to see Londoner @DUALIPA picking up the award for Best New Act tonight at the #MTVEMA #LondonIsOpen pic.twitter.com/rXhsHlTY74
— Mayor of London, Sadiq Khan (@MayorofLondon) November 12, 2017
Dua nuk ishte suksesi i vetëm i shqiptarëve në këtë eveniment të madh muzikor.
E gjithë ngjarja ishte udhëhequr nga ylli tjetër shqiptar me famë botërore, Rita Ora, që po ashtu ishte e nominuar për çmimin ‘Dukja më e mirë’.
Një çmim e fitoi edhe këngëtari Ermal Meta, i cili triumfoi në kategorinë ‘Kënga më e mirë italiane’.
Në konkurrim ishte edhe Shkëlzen Kastrati, i njohur me emrin artistik Xen, i cili garoi në kategorinë ‘Kënga më e mirë zvicerane’. /Telegrafi/