Kalendari hënor nuk duket të ketë qenë në konsideratë në planifikimin e debatit të BBC-së në stadiumin Wembley, mbrëmjen e kaluar.
Por kjo gjithsesi nuk ndikoi në paraqitjen e njërit nga protagonistët e mbrëmjes, kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, transmeton Telegrafi.
Muaji i Ramazanit, në të cilin myslimanët agjërojnë gjatë orëve të ditës, lëviz mbrapa 12 ditë çdo vit dhe këtë vit përkon me solsticin e verës, kur ditët janë në gjatësinë e tyre më të madhe.
Siç shkruajnë mediat britanike, me debatin rreth largimit ose jo nga BE-ja të mbajtur më 21 qershor, kjo nuk ishte koha më e mirë për Khan, i cili, edhe pse shpesh kishte ngritur zërin për tu bërë i dëgjueshëm në skenë, nuk kishte pirë ujë e as kishte ngrënë për më shumë se 19 orë.
Një zëdhënës i Khan ka konfirmuar se kryetari nuk ka bërë përjashtime edhe gjatë kësaj dite, edhe pse ka qenë njëri nga gjashtë njerëzit në skenë, në debatin rreth referendumit për largim ose jo nga BE.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë Khan, përmes një postimi në Twitter.
Enjoyed making the positive case to stay in the EU on #BBCDebate. And yes – I did break my fast on stage #Ramadan pic.twitter.com/iKXLbUGeaD
— Sadiq Khan (@SadiqKhan) June 21, 2016
Myslimanët në Londër janë të detyruar të agjërojnë nga 2.40 në mëngjes, deri në 9.24 në mbrëmje, në të cilën pikë kryetari i Londrës ishte në gjendje për të përfunduar agjërimin dhe për të marrë pije freskuese. /Telegrafi/