Kryetari i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko, ka paralajmëruar sot se vendet e tjera mund ta kenë fatin e tyre, nëse Rusia nuk ndalet.
Duke folur para gazetarëve ish-kampioni i peshave të rënda në boks, tha: “zgjohuni njerëz, kjo po ndodhë tani, ju e keni radhën”, transmeton Telegrafi.
“Kjo do të trokasë në derën tuaj sapo të mbyllni sytë”, shtoi Klitschko.
Ai gjithashtu i ka bërë thirrje fuqive perëndimore që t’i sigurojnë Ukrainës “çfarëdo që të jetë e nevojshme”, që t’i ndihmojë të ndalin luftën dhe ushtrinë e Putinit.
“Nëse Ukraina dështon, ju e keni radhën. Moldavia do të jetë në radhë. Kriza e ushqimit? Është vetëm fillimi. Kriza ekonomike. Nëse nuk ndalet tani, të gjithë ne do të prekemi nga kjo”, shtoi Klitschko.
“Bota e lirë, e ashtuquajtura bota e lirë do të preket nga kjo. NATO dhe bota ka nevojë të mësojë si duhet vepruar shpejtë”, theksoi për fund kryetari i Kievit. /Telegrafi/