Kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov pranoi ftesën e kryeministrit Zoran Zaev për takimin e liderëve që duhet të mbahen nesër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, duke marrë parasysh rëndësinë e çështjes së emrit dhe interesave shtetërore të Republikës së Maqedonisë, pranon ftesën për një takim informues, të iniciuar nga Zoran Zaev, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i caktuar për nesër, më 19 maj 2018”, thonë nga zyra e Ivanov.
Nga atje thonë se deri më sot nuk kanë marrë përgjigje të plota ndaj kërkesave të bëra më 29 mars 2018, përfshirë draftin e tekstit të marrëveshjes dypalëshe për tejkalimin e ndryshimit rreth emrit, të paraqitur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Greqisë. /Telegrafi/