Site icon Telegrafi

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi: Tottenhami po insiston për Vedat Muriqin, në garë edhe Napoli

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka zbuluar se Tottenham Hotspur e ka objektiv të madh sulmuesin e Fenerbahces, Vedat Muriqi.

Spurs janë mbështetur shumë te Harry Kane për të udhëhequr sulmin, por kohëve të fundit kapiteni i Anglisë pësoi një dëmtim dhe drejtuesit frikësohen së tashmë lëndimet mund t’i shtohen.

Trajneri i Spurs, Jose Mourinho ka ndërhyrë me skuadrën e tij për të gjetur një zgjidhje, me rezultate të përziera, por portugez mund të jetë në kërkim për të nënshkruar një sulmues tjetër këtë verë.

Lexo po ashtu Menaxheri i Muriqit, Canatar: Zyrtarisht vetëm një klub i Ligës Premier ka bërë ofertë, disa të tjera evropiane vetëm janë interesuar për Vedatin

Njëri nga emrat më të përfolur për t’u transferuar në White Hart Lane është ylli i Kosovës, Vedat Muriqi dhe kjo tashmë është konfirmuar edhe nga i pari i FFK-së, Agim Ademi.

Vedat Muriqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Tottenham po insistojnë të nënshkruajnë me Muriqin”, ka thënë Ademi për GazetaOlle, raportojnë mediat e huaja.

“Por ka edhe ekipe të tjera në Itali që janë të interesuar për të”.

Lexo po ashtu Mourinho i bindur se Vedat Muriqi është si Drogba, ylli i Kosovës pritet të jetë ylli i ri i Tottenhamit

“Tottenham ishin të gatshëm të paguanin atë që dëshiron Fenerbahce , por që prej asaj kohe, klube të tjera të Serie A kanë hyrë në garë, siç është Napoli”, përfundoi i pari i FFK-së.

Çmimi i yllit prizrenas besohet të jetë rreth 25-30 milionë euro dhe kjo shifër është shumë e kapshme për klubet angleze. /Telegrafi/

Exit mobile version