Site icon Telegrafi

Kryesuesi i ardhshëm i BE-së synon afrimin e vendeve të Ballkanit

Bullgaria, që prej janarit do të jetë kryesuese e presidencës së Bashkimit Evropian për gjashtë muajt e ardhshëm, thotë se do të punojë që të ketë më tepër projekte për infrastrukturë dhe energji, për të ndihmuar në afrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor me BE-në.

Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, të gjitha synojnë integrim në BE.

Megjithëqë BE-ja ballafaqohet me sfida të shumëfishta, përfshirë daljen e Britanisë dhe reformën e eurozonës, komisionari për integrim i saj, Johannes Hahn, tha këtë javë se Brukseli “është më i gatshëm” për shqyrtimin e zgjerimit të mëtejshëm.

Liliyana Pavlova, ministre përgjegjëse për presidencën bullgare të BE-së, tha se bashkëpunimi më i afërt me shtetet e Ballkanit perëndimor, përfshirë migrimin dhe çështjet e sigurisë, është esencial për paqen dhe stabilitetin në Bashkimin Evropian.

“Paqja, qetësia, stabiliteti dhe e ardhmja e Evropës kalon nëpër Ballkanin perëndimor dhe projekti evropian nuk do të jetë komplet pa atë”, i tha agjencisë Reuters, Pavlova gjatë një interviste. /Rel/

Exit mobile version