Telegrafi

Kryespiuni ukrainas: Vitin e ardhshëm do të fillojmë kundërofensivën për rikthimin e Krimesë

Gjenerali-lejtnant i ushtrisë ukrainase Kyrylo Budanov, njëherit shef i kundërzbulimit ushtarake, ka folur për epilogun e mundshëm të luftës në Ukrainë gjatë një interviste dhënë për War Zone.

Ai beson se kundërofensiva ukrainase për rikthimin e Khersonit, do të përfundojë deri në fund të muajit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

“Rusia aktualisht po rigrupon ushtrinë në këtë rajon me 40 mijë ushtarë, përfshirë ata më të trajnuarit dhe të aftit të njësive ushtarake ruse. Aty përfshihen forcat ajrore, detare dhe këmbësoria”, shtoi Budanov.

I pyetur nëse Ukraina planifikon të zgjerojë kundërofensivën në Krime që u aneksua nga Rusia në vitin 2014, Budanov tha se kjo do të ndodhë vitin e ardhshëm.

Ndërkaq se kur do të përfundojë lufta, gjenerali ukrainas theksoi se do të ishte mundësi e mirë që lufta të merr fund, kur Ukraina të rikthej kufijtë që i kishte pasur nga 1991, kur u pavarësua nga Rusia.

Ai është shprehur skeptik nëse presidenti rus Vladimir Putin do të jetë dëshmitar i një ngjarje të tillë.

“Ka pas gjasa që ai do të jetë dëshmitar i kësaj. Tashmë në Rusi ka diskutime aktive se kush do të mund të zëvendësonte Putinin”, shtoi Budanov. /Telegrafi/