Telegrafi

Kryeredaktori i ‘France Football’ zbulon detaje interesante: Ronaldo ka vetëm një synim, të fitojë më shumë ‘Topa të Artë’ se sa Messi

Pascal Ferre, kryeredaktori i France Football, revistë që jep ‘Topin e Artë’, ka zbuluar se Cristiano Ronaldo i ka rrëfyer atij se objektivi i tij i vetëm është të ketë fituar më shumë çmime si ‘Topi të Artë’ se sa Lionel Messi, në momentin që ai pensionohet.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain është një nga favoritët për të fituar edicionin e vitit 2021 të çmimit.

Nëse e bën këtë, Messi do të ketë shtatë çmime të ‘Topi të Artë’ në koleksionin e tij, ndërsa Ronaldo i është dhënë pesë herë çmimi prestigjioz individual.

“Ronaldo ka vetëm një ambicie dhe ajo është të pensionohet me më shumë çmime të ‘Topi të Artë’ se sa Messi ”.

“E di sepse më ka thënë”, ka thënë Ferre për New York Times.

Ferre vazhdoi duke theksuar se emri i fituesit të ‘Topit të Artë’ është një nga sekretet më të ruajtura në futboll.

“Ky është viti im i gjashtë në krye të ngjarjes. Nuk kam bërë ende një gabim”.

“Unë nuk dua të gënjej [ata që pyesin se kush është fituesi]. Por u them atyre që nuk mund t’ua ndaj emrin sepse fituesit nuk e dinë ende, por nuk do të ishte e drejtë nëse ata të mos ishin të parë që do ta zbulonin”, nënvizon Ferre.

Gazetari francez zbuloi gjithashtu se Luka Modric “qau si fëmijë” kur Ferre i dha lajmin se ishte fituesi i ‘Topit të Artë’ në vitin 2018. /Telegrafi/