Telegrafi

Kryeredaktori i ‘France Football’ flet për garën e ‘Topit të Artë’: Është shumë ngushtë

Bota e futbollit ka sytë në kryeqytetin francez Paris, ku në mbrëmje ditën e sotme do të ndahet çmimi më i madh individual, Topi i Artë.

Lionel Messi, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe janë tepër afër në numrin e votave për fituesin e Topit të Artë të këtij viti, kanë konfirmuar organizatorët e këtij eventi madhështor.

“Këtë vit është ngushtë… është shumë, shumë ngushtë”, ishte mesazhi i kryeredaktorit të France Football, Vincent Garcia, i cili komentoi  votimin për Topin e Artë 2023 mes Messi, Haaland dhe Mbappe.

Lexo po ashtu Didier Drogba aludon për fituesin e 'Topit të Artë' pasi arriti në Paris

France Football, natyrisht, ka kryesuar çmimin prestigjioz për pjesën më të madhe të historisë së tij.

Tre lojtarë janë kandidatët kryesorë për trofeun e Topit të Artë të këtij viti. Messi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, dhe Haaland udhëhoqi Manchester Cityn në kurorën e trefishtë (Ligën Premier, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve).

Lexo po ashtu Messi mund të fitojë Super Topin e Artë të rrallë - por vetëm në vitin 2029

Ndërkohë, Mbappe shënoi një hat-trik në finalen e Botërorit për Francën, pavarësisht se nuk u kurorëzua kampione, dhe fitoi Këpucën e Artë në Kampionatin Botëror.

Kujtojmë se fituesit e çmimit kryesor në garat për meshkuj dhe femra, si dhe për nderime të ndryshme dytësore do të zbulohen sot në ceremoninë e Topit të Artë 2023, që do të mbahet në Theatre du Chatelet në Paris. /Telegrafi/