Site icon Telegrafi

Nuk hyn në rend dite Rezoluta që i jep një javë afat qeverisë për shkarkimin e Rakiqit

Foto: Arkiv

E plotësuar: Nuk ka hyrë në rend dite Rezoluta e propozuar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani që i jep një javë afat Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e Goran Rakiqit pas deklaratave që ka bërë.

Me 55 vota për, 1 abstenim nuk arriti të kalojë propozimi i Osmanit.

Ndryshe, me këtë rezolutë i jepej një javë afat Qeverisë së Kosovës të shkarkojë zëvendëskryeministrin e Rakiqit për shkak të deklaratave kundër shtetësisë së Kosovës.

Kryeparlamentarja Osmani propozon ngritje të mocionit të mosbesimit ndaj Rakiqit, i jep një javë afat Qeverisë

Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka propozuar një rezolutë të re në Kuvend.

Osmani para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka lexuar rezolutën, ku thuhet se Kuvendi i Kosovës rikonfirmon se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, karakteri unitar, sovraniteti e integriteti janë të pacenueshme.

“…Çdo thirrje për mbështetje të pozicionit politik e diplomatik të Serbisë kundër Kosovës është thirrje kundër rendit kushtetues, sovranitetit të vendit tonë e kërcënon themelet e shtetësisë së Kosovës. Kuvendi i Republikës së Kosovës rinkonformon se gjitha subjektet politike, qoftë ato në Qeveri, apo opozitë, kanë për obligim të punojë në përputhje me kushtetutën e Kosovës, duke mos rrezikuar pozicionin e Kosovës dhe interesat shtetërore karshi Serbisë”.

Më tej thuhet se Kuvendi fton Qeverinë e Kosovës të mos lejojë asnjë anëtar të jetë i përfshirë apo angazhuar aktivisht në fushatën diplomatike e politike të Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës.

“Kuvendi kërkon nga Qeveria të shkarkojë të gjithë ata anëtarë të Qeverisë që bëhen pjesë e përpjekjeve të tilla”.

Ajo i ka thënë afat Qeverisë të veprojë, në të kundërtën do të ngritët mocion.

“Nëse Qeveria nuk largon anëtarët brenda një jave, do të iniciohet mocion mosbesimi ndaj anëtarëve individual që kanë cenuar rendin kushtetues e sovranitetin e vendit”.

Exit mobile version