Kryeministri i së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Qeveria që ai drejton e kanë pritë me shqetësim incidentin që ndodhi në studion e TV Klanit, mes deputetëve Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka.
“Qeveria e dënon ashpër këtë akt të shëmtuar i cili ashiqare dëshmoi agresionin e pashembullt të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Frashër Krasniqi ndaj Milaim Zekës, poashtu deputet i Kuvendit të Kosovës”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.
“Kryeministri Haradinaj fton të gjithë qytetarët e vendit, e veçmas zyrtarët e shtetit, përkatësisht përfaqësuesit e popullit, që të kursehen nga përdorimi i diskursit të dhunshëm, njëherësh të debatojnë në mënyrë të qytetëruar për të gjitha çështjet, duke shmangur dhunën dhe agresionin”.
“Qeveria e Kosovës u bën thirrje organeve të drejtësisë që të merren me këtë rast në mënyrë meritore, duke ndarë drejtësinë në mënyrë të paanshme”, thuhet në reagim. /Telegrafi/