Telegrafi

Kryeministrja e Finlandës takim me Ramën: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin shpreh mbështetjen e plotë të Finlandës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Këtë deklaratë, kryeministrja e Finlandës e bëri gjatë një konference me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

‘Shqipëria na ka mbështetur qoftë në teori dhe në praktikë. Është e rëndësishme të deklarojmë fort dhe qartë se jemi të bashkuar se nuk ka vend për logjikën e Rusisë. Suedia dhe Finlanda do të jenë ofrues sigurie”, ka thënë Kryeministrja e Finlandës pasi u prit nga Rama me ceremoni shtetërore në ambientet e Kryeministrisë.

“Na duhet të rrisim sanksionet kundër Rusisë. Është jetike që Ballkani Perëndimor të jetë në harmoni, duam të mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin e saj në BE. E vlerësojmë rolin tuaj në Këshillin Kombëtar të sigurisë. Nuk ka marrëdhënie më të thellë midis kombeve se sa të jemi aleatë. Ka shumë potencial edhe kur vjen fjala midis marrëdhënieve midis Finlandës dhe Shqipërisë”, tha Marin.

Ndërkohë, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama deklaroi se Shqipëria mbështet anëtarësimin e Finlandës në NATO.

“Ne mbështesim me gjithë besimin dhe bindjen tone anëtarësimin dhe Finlandës dhe Suedisë në NATO. Bëhet fjalë për dy vende që në çdo aspekt janë një vlerë e shtuar e aleancës dhe që për më tepër në kushtet e sotme, dyert e aleancës duhet të jenë të hapura në të kanatet për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë. Madje, ndjehemi të privilegjiuar që na jepim mundësia të bëjmë diçka për Finlandën, kjo nuk është pak”, theksoi Rama. /Telegrafi/