Site icon Telegrafi

Kryeministrja e Finlandës i bën një vizitë të papritur Ukrainës – takohet me Zelensky-n

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kiev.

Ajo vizitoi gjithashtu qytetet e shkatërruara ukrainase, Irpin dhe Bucha, sipas autoriteteve lokale.

Marin u pa e veshur me një jelek antiplumb, duke ecur me zyrtarë dhe ushtarë, transmeton Telegrafi.

Kryeministrja njoftoi së fundmi vendimin historik të Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO.

Vendi ka marrë mbështetje nga SHBA-ja, por Turqia po kërcënon të bllokojë Finlandën dhe Suedinë – duke akuzuar vendet nordike se po strehojnë militantët kurdë. /Telegrafi/

Exit mobile version