Site icon Telegrafi

Kryeministri ukrainas thotë se marrëveshja minerale me SHBA-në ‘mbështet përpjekjet për të marrë garanci sigurie’

Kryeministri i Ukrainës thotë se marrëveshja për mineralet e rënë dakord me SHBA “mbështet përpjekjet e Ukrainës për të marrë garanci sigurie për të ndërtuar paqen e qëndrueshme”.

Denys Shmyhal thotë se Kievi dhe Uashingtoni kanë përgatitur tani versionin përfundimtar të marrëveshjes, të cilën qeveria e Ukrainës do ta autorizojë sot.

Ai theksoi se marrëveshja është “e lidhur drejtpërdrejt” me Ukrainën që siguron garancitë e sigurisë nga SHBA, në rast të një marrëveshjeje armëpushimi me Rusinë.

Lexo po ashtu Diplomatët amerikanë dhe rusë do të takohen nesër në Turqi

Në anën tjetër, tema e mineraleve u nis nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili kërkoi pasuri natyrore të vazhdimit të mbështetjes së Ukrainë në luftën kundër agresionit rus.

Deri më tani akoma nuk janë dhënë detaje se çfarë përmban marrëveshja, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologu i tij amerikan Donald Trump do të takohen të premten. /Telegrafi/

 

Exit mobile version