Site icon Telegrafi

Kryeministri i Turqisë ngushëllon viktimat e vërshimeve në Maqedoni

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım me anë të një mesazhi dërguar Kryeministrit të Maqedonisë, Emil Dimitriev, ka shprehur ngushëllime për viktimat, të lënduarit dhe për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Maqedoni, ka njoftuar Anadolu Agency, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Jam pikëlluar thellësisht nga zemra nga përmbytjet në Shkup dhe rrethinë që ndodhën më 6 gusht, ku humbën jetën më shumë se 20 vëllezër, u plagosën një numër i madh nga vëllezërit tanë dhe i humbën shtëpitë e tyre”, thuhet në mesazhin e Yıldırımit drejtuar Kryeministrit të Maqedonisë.

Yıldırım ndër të tjerash është shprehur se Republika e Turqisë, ashtu si gjithmonë me të gjitha mundësitë është e gatshme të ofrojë ndihmë për shtetin mik të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version