Site icon Telegrafi

Kryeministri spanjoll në Kiev, Sanchez: Do t’i dërgojmë 200 tonelata municione dhe furnizime ushtarake në Ukrainë

Spanja ka dërguar një ndihmë shtesë prej 200 tonësh pajisje ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë automjete të rënda transporti dhe municione, tha sot kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, gjatë një vizite në Kiev.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, Sanchez tha se “Kjo është dërgesa më e madhe e bërë deri më tani, më shumë se dyfishi që kemi dërguar”.

Një anije e marinës spanjolle e ngarkuar me pajisje u nis nga një port i Spanjës për në Poloni, nga ku ngarkesat do të transportohen në Ukrainë, tha ai.

Anija mbart 30 kamionë, disa mjete speciale të rënda të transportit dhe 10 automjete të vogla të ngarkuara me material ushtarak që do të transferohen në Ukrainë.

Sanchez tha gjithashtu se Spanja do t’i kërkojë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të hetojë krimet e dyshuara ruse të luftës në Ukrainë dhe se planifikon të dërgojë hetues për krimet e luftës.

Gjatë të njëjtit konferencë, homologia daneze, Mette Frederiksen, tha se vendi i saj do të rrisë kontributin e armëve në Ukrainë me 75 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version