Telegrafi

Kryeministri Kurti uron presidentin e ri kilian, Gabriel Boric 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar presidentin e ri të Kilit, Gabriel Boric, i cili u zgjodh në këtë pozitë në zgjedhjet e mbajtura të dielën në këtë shtet.

Kurti në një postim në Twitter uron Boric dhe popullin kilian.

“Urime Gabriel Boric për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Kili dhe qytetarëve kilian për zgjedhjen e përparimit transformues”, shkruan Kurti.

Ndryshe, kandidati majtist Gabriel Boric ka fituar zgjedhjet presidenciale të mbajtura të dielën në këtë shtet, duke u bërë kështu lideri më i ri në Kili.

Shteti i Kilit ende nuk e ka njohur Kosovën, si shtet të pavarur. /Telegrafi/