Site icon Telegrafi

Kryeministri Kurti publikon fotografi nga pritja në Pallatin Elysee

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka publikuar fotografi nga pritja që i është bërë në Pallatin Elysee.

Kurti është shoqëruar nga bashkëshortja Rita Augestad Knudsen.

“Pas diskutimeve në Forumin e Paqes në Paris, mbrëmë patëm nderin dhe kënaqësinë të jemi në darkën solemne në Pallatin Élysée. Bashkë me gruan time Ritën, u pritëm nga Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron”, shkruan Kurti.

E pranishme në këtë darkë ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin Prindon Sadriu. /Telegrafi/

Exit mobile version