Site icon Telegrafi

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e gradimit të gjeneralmajores Irfete Spahiu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë shtetërore të gradimit të Irfete Spahiu me gradën gjeneralmajore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoninë e veçantë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, bazuar në kompetencat saj kushtetuese e ligjore, gradoi gjeneral brigade Irfete Spahiu me gradën gjeneralmajore në FSK.

Njëherësh, me dekret të Presidentes Osmani, Spahiu u emërua edhe Inspektore gjenerale e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lexo po ashtu Për herë të parë në hierarkinë e FSK-së një grua, presidentja Osmani e gradon Irfete Spahiun Gjeneralmajore dhe Inspektore Gjenerale

Në këtë ceremoni të organizuar në Presidencë morën pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe stafi i lartë ushtarak i Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version