Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Greqia ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Delphi, një ditë më parë ka thënë se ka ardhur koha që ky shtet ta njohë Kosovën.
Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Greqisë ka njoftuar sot se ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka pasur një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.
“Takim në mes ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz në margjinat e Forumit Ekonomik të Delfit. U bisedua për bashkëpunimin ekonomik dhe dialogun mes Beogradit e Prishtinës”, thuhet në postimin në Twitter të Ministrisë së Punëve të Jashtme. /Telegrafi/
Mtg b/w FM @NikosDendias, Kosovar PM A.Kurti & DPM/FM D.Gërvalla-Schwarz on the sidelines of tdy’s #delphiforum. Talks on economic cooperation & dvpts in the Belgrade-Pristina dialogue pic.twitter.com/sNH0pjhPBm
— Υπουργείο Εξωτερικών (@GreeceMFA) April 9, 2022