Site icon Telegrafi

Kryeministri irlandez viziton vendin ku është zbuluar varreza masive në Bucha

Kryeministri irlandez Michael Martin, ka vizituar sot varrezën masive në Bucha në periferi të Kievit

Kjo varrezë masive ishte zbuluar në oborrin e kishës Shën Andrew, në periferi të Kievit, transmeton Telegrafi.

Ishte pikërisht prifti i kishës që ia tregoi Martinit varrezën masive, ku qindra trupa të civilëve ukrainas janë gjetur, pasi ishin qëlluar për vdekje nga forcat ruse deri po tërhiqeshin nga ky rajon.

Lexo po ashtu Të paktën 346 fëmijë janë vrarë në luftën e Ukrainës

Delegacionit irlandez që udhëtoi në afërsi të Irpinit, i janë treguar edhe ndërtesat kolektive që janë shkatërruar nga raketat ruse.

Vizitat në Ukrainë tashmë i kanë kryer shumë liderëve evropianë dhe ata amerikanë, ku me to shfaqen mbështetjen për popullin ukrainas që po ballafaqohet me agresionin e Moskës.

Ndryshe edhe sot po vazhdojnë luftimet e ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, ku këto të fundit nuk po kursejnë civilët duke i bombarduar lagjet e banuara. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version