Kryeministri i Irlandës, Micheál Martin, njoftoi të enjten se ka zhvilluar një takim të ngrohtë dhe konstruktiv me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Bruksel, ku u mbajt samiti i Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Në një postim në Twitter, Martin shkroi se Irlanda e mbështetë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.
“Takim i ngrohtë dhe konstruktiv me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Përsërita mbështetjen e Irlandës për Kosovën në rrugëtimin e tyre si pjesë e familjes më të madhe evropiane”, tha kryeministri irlandez.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku morën pjesë 27 liderët e vendeve të Unionit, ka përfunduar.
Ndërkaq, konferenca e paralajmëruar për media është anuluar, e nuk ka as komunikatë zyrtare për media. /Telegrafi/
Warm and constructive meeting with President of Kosovo @VjosaOsmaniPRKS
Reiterated Ireland’s support for Kosovo on their journey as part of the greater European family. pic.twitter.com/UJR5q5oDHS
— Micheál Martin (@MichealMartinTD) June 23, 2022