Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka hedhur dyshime mbi aspiratën e gjatë të Ukrainës për t’iu bashkuar NATO-s.
Ndërhyrja e të parit të qeverisë hungareze erdhi pasi shefi i bllokut, Jens Stoltenberg, tha të premten se “të gjithë aleatët kanë rënë dakord që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s”.
Stoltenberg ka thënë vazhdimisht se Kievi do t’i bashkohet aleancës më të fuqishme ushtarake në botë sa më shpejt të jetë e mundur pasi të përfundojë pushtimi rus, raporton bbc.
What?! https://t.co/j3mJojHHOl
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) April 21, 2023
Por, Orban shprehu habinë për pretendimin e fundit duke lënë një mesazh të shkurtët në Twitter.
“Çfarë?!”, shkroi kryeministri hungarez, duke reaguar ndaj një artikulli mbi komentet e Stoltenbergut.
NATO është një aleancë ushtarake e 31 vendeve, kryesisht në Evropë, por duke përfshirë edhe SHBA-në dhe Kanadanë. Hungaria, si të gjithë anëtarët, mund të vënë veton për pranimin e anëtarëve të rinj.
Anëtarët e NATO-s – përfshirë Hungarinë – ranë dakord në vitin 2008 që Ukraina do t’i bashkohej përfundimisht aleancës, ndërsa ia mohuan anëtarësimin e menjëhershëm. /Telegrafi/