Site icon Telegrafi

Kryeministri francez Gabriel Attal njofton dorëheqjen

Kryeministri francez, Gabriel Attal, ka njoftuar dorëheqjen pas publikimit të rezultateve zgjedhore.

Duke folur pasi zgjedhjet e parakohshme franceze zbuluan se asnjë parti nuk do të jetë në gjendje të formojë një qeveri të shumicës, Attal tha se do të tërhiqet nesër në mëngjes.

“Edhe pse kemi pasur rezultate tre herë më të mira se sa ishte parashikuar, kjo nuk do të thotë se është një shumicë”, tha Attal, shkruan skynews.

“Pra, besnik ndaj traditës republikane, në fakt do të tërhiqem nesër në mëngjes”.

Partia e Attal pritet të marrë 150-175 vende në Asamblenë Kombëtare.

Lexo po ashtu Publikohet projeksioni i parë i Parlamentit të ri francez, bazuar në exit poll-e

Ai shtoi: “Unë mendoj për të respektuar sovranitetin e popullit, pra ky është imazhi që kam për funksionet e mia si kryeministër”.

“Zonja dhe zotërinj, këtë mbrëmje nis një epokë e re. Ka një epokë të re, për sa më përket mua, nga nesër”.

Ndryshe, zgjedhjet u thirrën nga presidenti Emmanuel Macron, i cili shpërndau parlamentin pasi Fronti Kombëtar i Marine Le Pen fitoi në zgjedhjet evropiane. /Telegrafi/

Exit mobile version