Telegrafi

Kryeministri emëron zyrtarisht Ekrem Mustafën ministër të Punëve të Brendshme (Dokument)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të martën e ka emëruar zyrtarisht  Ekrem Mustafën në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme (MPB).

Lexo po ashtu Pacolli konfirmon emërimin e Ekrem Mustafës ministër i Punëve të Brendshme

Mustafa është vendosur në këtë pozitë pasi që ish-ministri i MPB-së, Bejtush Gashi është liruar nga detyra.

Lexo po ashtu Bejtush Gashi lirohet nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme

Ky dikaster i Qeverisë së Kosovës i takon Aleancës për Kosovë të Re (AKR), parti e cila për një periudhe prej 6 muajsh ka ndërruar tre ministra, duke filluar me Flamur Sefajn, Bejtush Gashin dhe për ta zyrtarizuar në fund Ekrem Mustafën. /Telegrafi/