Site icon Telegrafi

Kryeministri britanik vendosi këmbën mbi tavolinë në takimin me Macron, mediat tregojnë se si erdhi deri te “incidenti”

Një foto e kryeministrit britanik Boris Johnson duke vendosur këmbën në një tavolinë gjatë bisedimeve në Paris me presidentin francez Emmanuel Macron, shkaktoi komente të shumta në mediat sociale.

Por, siç shkruan bbc, përcjell Telegrafi, përdoruesit nga të dy anët e Kanalit që i quajtën veprimet e kryeministrit britanik si fyese, mund të jenë ngutur në konkluzione.

Kjo pasi që, një video e publikuar tregon se si Johnson ishte duke iu përgjigjur me shaka mikut të tij.

Siç thuhet tutje, Emmanuel Macron duket se sugjeron që tavolina mund të përdoret gjithashtu si një karrige ose një mbështetëse e përdorur për të ngritur këmbën, kur dëshironi të shtriheni – para se Johnson të ngre këpucën e djathtë.

Dhe gjithsesi, pas publikimit kanë ardhur reagime të shumta, sidomos në rrjetet sociale.

Por korrespondenti i Sky News, Tom Rayner, ofroi një këndvështrim tjetër mbi “incidentin”, duke thënë se ishte pjesë e një shkëmbimi të humorit të mirë.

Mediat franceze gjithashtu kanë hedhur dritë mbi incidentin.

“Jo, Boris Johnson nuk e fyu Francën duke vënë këmbën në tryezë përpara Emmanuel Macron”, ishte titulli i një artikulli në gazetën Le Parisien, e cila më pas përshkruan shkëmbimin miqësor midis të dyve.

“Interneti është i shpejtë për të reaguar – dhe nganjëherë në mënyrë të tepërt”, është shkruar më tej.

Gjithashtu edhe Uebfaqet e javores L’Obs dhe FranceInfo radio në mënyrë të ngjashme panë anën qesharake të episodit. /Telegrafi/

Exit mobile version