Telegrafi

Kryeministri Boris Johnson tregon nëse bllokimi i dytë në Angli ndikon në ndaljen ose jo të Ligës Premier

Kryeministri Boris Johnson ka konfirmuar se sezoni i Ligës Premier do të vazhdojë normalisht me gjithë zbulimin e planeve për një bllokim të dytë në Angli.

Johnson ka njoftuar një periudhë një mujore të kufizimeve të rritura që zgjasin deri më 2 dhjetor në një përpjekje për të ndaluar rritjen e rasteve të coronavirusit.

Gjatë bllokimit të parë, i cili filloi në mars, Liga Premier u pezullua. U deshën mbi tre muaj që sezoni të rifillonte kur Liverpool përfundimisht u kurorëzua kampion, megjithëse me ndeshje të luajtura me dyer të mbyllura.

Këtë herë, qeveria ka konfirmuar se sporti elitar mund të vazhdojë, megjithëse të gjitha ligat nacionale do të pezullohen.

Kryeministri Boris Johnson

“Unë mund t’i them po vazhdimit të Ligës Premier, mendoj me autoritet”, ka thënë kryeministri Johnson.

Shefi ekzekutiv i Ligës Premier, Richard Masters beson se Liga Premier është mirë e përgatitur për të vazhduar gjatë bllokimit të dytë.

Tifozët nuk ka gjasa të kthehen në stadiume

Masat e rrepta të testimit janë tashmë në fuqi, me mijëra teste të Covid-19 të kryera çdo javë për lojtarët dhe stafin e klubit.

Megjithatë, lajmet e fundit nënkuptojnë se kthimi i tifozëve në stadiume ka të ngjarë të shtyhet deri më 2021, ku fillimisht ishte planifikuar për në tetor. /Telegrafi/