Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson ka dalë në përkrahje të klubeve të Ligës Premier, pas vendimit të tyre për të mos marrë pjesë në Superligën Evropiane.
“Klubet e mëdha” evropiane befasuan botën e futbollit të dielën mbrëma kur zyrtarizuan vendimin për formimin e një Superligë Evropiane.
12 klube të cilat përfshinin Real Madridin, Barcelonën, Atletico Madridin, Chelsean, Liverpoolin, Manchester Cityn, Manchester Unitedin, Arsenalin, Tottenhamin, Juventusin, Interin dhe Milanin vendosën në themelimin e Superligës Evropiane.
Pas këtij njoftimi dhe pjesëmarrjes së gjashtë klubeve angleze, njëri nga më të zëshmit për të mos marrë pjesë ishte kryeministri i vendit, Boris Johnson, i cili mendonte se kjo gjë nuk do t’i shërbente aspak futbollit.
Ky vendim zgjati vetëm dy ditë, pasi klubet angleze gjatë mbrëmjes së kaluar (e martë) njoftuan secila që nuk do të marrin pjesë dhe tashmë vendimi i ri është mirëpritur nga kryeministri Johnson.
I welcome last night’s announcement. This is the right result for football fans, clubs, and communities across the country. We must continue to protect our cherished national game.
— Boris Johnson (@BorisJohnson) April 21, 2021
“E mirëpres njoftimin e mbrëmjes së kaluar. Ky është rezultati i duhur për tifozët e futbollit, klubet dhe komunitetin në gjithë shtetin”.
“Ne duhet të vazhdojmë të mbrojmë lojën tonë kombëtare”, ka thënë Johnson sot (e mërkurë) për mediat angleze.
Ndryshe, sot gjatë ditës pritet edhe njoftimi i klubeve italiane për t’u larguar nga ideja e organizimit të një Superlige Evropiane. /Telegrafi/